Këngëtari Ardian Bujupi vetëm pak javë më parë publikoi produksionin e tij muzikor në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj. “Panorama” rezultoi një sukses i vërtet dhe u kthye në një nga hitet e kësaj vere.

Por Ardiani nuk ka ndërmend të ndalet, pasi përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur se do të sjellë shumë shpejt një produksion të ri muzikor.

Këngëtari ka publikuar një video në Instagram, duke na njohur  me këngën e re që erdhi si një surprizë për fansat.

Kënga titullohet “Juliet” dhe nuk ka ende detaje lidhur me datën e publikimit. duke e lënë në këtë mënyrë një surprizë për fansat./tvklan.al