“Të ikim nga kulti i kryetarit, të kthehemi te qytetari”

Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian Isufi, e djathta duhet të rikthejë fokusin tek qytetari, për të krijuar një alternativë reale. Në një bashkëbisedim me të rinjtë, artisti foli me stofin e politikanit duke u shprehur se kulti i kryetarit nuk duhet të udhëheqë partitë.

“Unë jam për një të djathtë që i përket qytetarit. E djathta i është larguar ideologjisë dhe ka ardhur më shumë drejt partishmërisë. Kemi kaluar nga një demokraci e partishmërisë në një demokraci te kryetaro-carisë. Pra demokracia nuk është më pushtet i qytetarit”, tha Ardian Isufi, anëtar i Këshillit Kombëtar i PD.

Sipas tij në çështje si arsimi apo punësimi duhet të rritet përfshirja e të rinjve në vendimmarrje.

“Vendimmarrja nga ana e të rinjve, si në çështje arsimore, sociale është shumë e rëndësishme, pra në gjërat që atyre i interesojnë”.

Sipas Isufit, duhen hartuar projekte afatgjata për të rritur shanset e të rinjve në tregun e punës.

Tv Klan