Siç dihet moderatori i njohur Ardit Gjebrea është infektuar me Covid-19 dhe për shkak të sëmundjes ai e ka prezantuar emisionin “E Diela Shqiptare” nga shtëpia. Arditi ka bërë një interviste online me mjekun që po e kuron dhe ka treguar se edhe Anna vajza e tij është infektuar me Covid e cila e ka marrë në shkollë. I pyetur nga Arditi, mjeku pleumolog Ardian Jorgji tregoi se sipas studimeve amerikane fëmijët kanë ngarkesa virale të barabarta me një të rritur të intubuar.

Para pak kohësh ju kishin një teori për shkallët e infektimit që vjen nga fëmijët ose tek fëmijët. A mund ta artikulojmë pak më gjerë këtë? Se tashmë jemi të dy me Covid, a ka problem kur janë dy persona me Covid që të rrijnë afër me njëri-tjetrin?

Ardian Jorgji: Dashuria prindërore dhe më e ëmbël ajo e fëmijës për prindin, për mua jep një pozitivitet kaq të madh sa unë për veten nuk do ta ndaloja.

Ardit Gjebrea: Ne në fakt nuk u përqafuam për një kohë të gjatë se fillimisht u sëmur Anna dhe kam përshtypjen se e ka marrë në shkollë se s’ka ku tjetër, pastaj bashkëshortja dhe më pas unë normalisht. Çfarë do thoshim për fëmijët?

Ardian Jorgji: Do i referohem fakteve. Në studimet që janë bërë kryesisht në Amerikë dhe që quan si më të plotat deri më tani përsa i përket fëmijëve, tek fëmijët janë gjetur ngarkesa të tilla virale të barabarta me të rritur të intubuar. Nuk ka asnjë studim në botë që të rrëzojë pretendimin që fëmijët nuk janë të aftë të infektojnë të rriturit. Për mua fëmijët e shprehur me xhentilesë në atë çiltërsinë e tyre apo pafajësinë e tyre janë të shkujdesur, njëkohësisht të pakujdesur, do ishte jo njerëzore të ishin ndryshe.

Por në rastin e Covidit gjërat nuk janë kaq të thjeshta sidomos në grumbullimet e tyre dhe për mua është një nga arsyet që u dha një forcë tjetër për riinfektimet e reja Covid sidomos në dimës sepse dimri i mbledh njerëzit për arsye të klimës brenda ambienteve të mbyllura të cilat janë të pa ajrosura, nuk do më tepër për t’u përhapur infeksioni. /tvklan.al