Moderatori i njohur i emisionit “E Diela Shqiptare”,  Ardit Gjebrea feston sot 58-vjetorin e tij të lindjes, ku nuk kanë munguar urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij. Ndër mesazhet e shumta që ai ka marrë, ka rënë në sy ai i djalit të tij, Jon Gjebrea.

Ai ka publikuar një foto me të atin në Instagram, ku e quan vëllai i madh dhe shprehet se është me fat që ka një baba si ai.

“Urime ditëlindjen vëllai im i madh. Shpresoj që dita jote të jetë po aq e veçantë sa ti. Jam kaq me fat që mund të të therras babai im”, shkruan Joni në urimin për Ardit Gjebrean. /tvklan.al