Prej dy javësh moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka munguar tek “E Diela Shqiptare” që transmetohet çdo të diel në Tv Klan, për shkak të Covid-19.

Ai ia mirëbesoi emisionit e tij disa personazheve publikë mjaft të suksesshëm. Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka prezantuar rubrikën “Ka një mesazh për ty” dhe “Gjysma ime”. Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjebrea falenderon Marselën publikisht.

“Faleminderit për emocionet”, ka shkruar moderatori mbi një foto të shkëputur nga “Ka një mesazh për ty”.

Në një foto tjetër, ku shihet Gentjan Zenelaj duke prezantuar “Telebingon Shqiptare”, Ardit Gjebrea shkruan: Sa shumë gëzim na solle sot.

Ndërsa për gazetarin Enkel Demi në një foto të shkëputur nga rubrika “Të panjohurit”, Gjebrea shkruan: Lezeti dhe batutat tek “Të Panjohurit”.

Nuk kishte si të mungonte as fotoja e mikes së tij Eni Çobani nga seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, ku shkruan: Javën që vjen nuk të lë më vetëm.

Gjebrea na lë të kuptojmë se fundjavën tjetër ai do rikthehet plotësisht i shëruar dhe do e shohim tek “E Diela Shqiptare”. /tvklan.al