Partia Socialiste zyrtarizoi këtë të shtunë emrat e kandidatëve, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit për 61 bashki në vend. Në mesin e tyre është edhe aktori i humorit Erion Isai, i cili garon për Bashkinë e Kolonjës.

Kandidatura e tij për kryebashkiak nuk ka kaluar pa urim nga drejtuesi i “E Diela Shqiptare”, aty ku Isai është pjesë me shown e humorit BE Coffee. Në një postim në rrjetet sociale, Ardit Gjebrea i uron fat Isait, ndërsa si shembull të ngjashëm sjell atë të presidentit të sapo zgjedhur në Ukrainë, i cili ishte gjithashtu aktor humori, por kjo nuk e pengoi popullin që t’i jepte atij votën për të drejtuar vendin.

“Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur!”,

shkruan Gjebrea në postimin e tij.

/tvklan.al