Ardit Gjebrea është padyshim një prej prezantuesve dhe kantautorëve më të njohur në Shqipëri. Së fundmi ai ka vendosur të nisë një transmetim maratonë çdo të diel në Tv Klan dhe quhet “E diela shqiptare”.

I ftuar në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu,  Gjebera ndau me të gjithë detaje rreth spektaklit më të ri. Siç tregoi prezantuesi “E diela Shqiptare” do të jetë 6 orë në transmetim të drejtpërdrejtë nga ora 13:30 deri në 19:20.

“E diela Shqiptare” do të nisë këtë të diel në orën 13:30 dhe do të jetë 6 orë në transmetim të drejtpërdrejtë deri në 19:20. Para 6 vitesh jam ndarë me telespektatorët. Vija nga një eksperiencë e “Telebingos Shqiptare” dhe pasi mbarova 3 vjet, ishin 120 të diela. Pasi përfundova thash kurrë më, të dielën do ta kem pushim për vete. Kur e kam marrë të dielën ishte 1 orë e 30 minuta, dhe kur e lash ishte 3 orë e gjysmë. Për të bërë spektaklin televiziv “E diela Shqiptare” kemi rreth 2 vite e gjysmë që diskutojmë me zotin Frangaj. E diela ishte një orar i rëndësishëm, por orar bosh gjatë ditës, ndaj vendosëm ta bëjmë të dielën. E diela është ditë relaksi dhe ne nuk duam ta ngarkojmë, por të jemi relaksues për publikun. Do jemi larg kronikës së zezë, politikës, do të ketë talk show. Në këtë program telespektatori do ta ndjej veten sikur të ishte ai aktori i këtij programi. Do të kemi të ftuar personazhe që do ti nënshtrohen një kuici që do të vijë në formën e një loje televizive ku pjesëmarrës do të jetë edhe publiku. Kuici do të jetë pa lekë, por do të ketë edhe lojëra me lekë. Do ketë të ftuar nga të gjitha fushat”, tha Gjebrea./tvklan.al   

I ftuar: Ardit Gjebrea.