53-vjeçari ndodhet i shtruar në spital pas problemeve me zemrën që shfaqi pas arrestimit

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Ardjan Çapjan, të cilit i’u komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”, në ambientet e spitalit të kirurgjisë në QSUT.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua 3 ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja.

Pas arrestimit ai është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa Gentiani ishte në “arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë,  pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, ku dyshohet se ai u pagua nga fisi i Çelajve.

Klan News