Argjentina nuk po gjen ritmin e duhur në Copa America, duke arritur vetëm një barazim 1 – 1 në takimin me Paraguain këtë të premte. Një tjetër ndalesë e skuadrës së Lionel Messit që po vendos në diskutim kalimin e turit, pasi ka vetëm 1 pikë në 2 ndeshje.

Paraguaji realizoi i pari me Sanchez, ndërsa Argjentina shpëtoi vetëm nga një penallti. Messi e goditi me nervozizëm 11-metërshin, duke shmangur një humbje që do të bënte situatën akoma më të rëndë.

Tek Argjentina duhet të gjejnë qetësinë e duhur për të fituar ndeshjen e fundit me Katarin, që edhe nuk mund të mjaftojë. Nëse Paraguai mund Kolumbinë që e ka të sigurt vendin e parë, Argjentina duhet të shpresojë që të jetë mes vendeve të treta më të mira. Eliminimi do të ishte një goditje e fortë, pasi është ekipi i dytë më i suksesshëm në historinë e Copa America.

Tv Klan