Argjentina nuk arrin të fitojë pa Lionel Messi. Kapiteni nuk ishte në fushë për shkak të një dëmtimi në përballjen me Venezuelën që përfundoi 2 – 2 e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Përfaqësuesja argjentinase vuajti edhe mungesën e Dybala, i cili ishte i skualifikuar. Venezuela u shfaq kërcënuese duke realizuar dy herë përpara se lojtarët e Argjentinës të reagonin duke shmangur humbjen dhe marrë 1 pikë që e mbanë pranë kreut.

Brazili vijon me fitoret duke marrë 3 pikët përballë Kolumbisë. Suksesi 2 – 1 nisi shumë shpejt, që në sekondat e para me golin e Miranda.

Shënues në këtë takim ishte edhe neymar, ndërsa James Rodriguez shtrëngoi Marquinhos të shkaktonte autogol. Renditja udhëhiqet nga Uruguaji me 16 pikë falë fitores 4 – 0 me Paraguajin. /TV KLAN