Argjentina doli pa trofe nga Kupa e Amerikës, por mundi të marrë vetëm vendin e tretë në këtë kompeticion. Kombëtarja Albiseleste arriti të triumfonte ne finalen e vogel përballë Kilit 2-1 dhe siguroi medaljen e bronzit të aktivitetit. Paulo Dybala dhe Sergio Aguero ishin ata që shënuan golat e fitores për Argjentinën, ndërsa Vidal ngushtoi diferencën për Kilin, por pa mundur të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.

Një lloj hakmarrje kjo pasi ne edicionin e kaluar ishte pikërisht Kili që i mposhti ne finalen e madhe duke rrëmbyer trofeun. Edhe atëherë kur Argjentina arrin sukses, Lionel Messi nuk është aty. Kapiteni e nisi si titullar, por u ndëshkua me karton të kuq në minutë e 37′ pas një sherri me Medel. Edhe kësaj radhe nuk i kurseu kritikat në drejtim të arbitrave.

“Do të mjaftonte me nga një karton të verdhë për të dy, por mesa duket ajo që thashë për arbitrimin herën e kaluar më ndoqi në ndeshjen e sotme. E rëndësishme është që skuadra reagoi mirë edhe me 10 lojtarë dhe e mbylli kompeticionin me fitore. Ne nuk duhet të jemi pjesë e këtij korrupsioni që na mohoi vajtjen në finale”.

Ylli argjentinas refuzoi që të merrte edhe medaljen e vendit të tretë. Messi bëri parashikimin e tij edhe për finalen.

“Mendoj që do fitojë Brazili. Shpresoj që gjytarët e VAR ta bëjnë punën si duhet dhe të garantojnë një garë të pastër por e shoh disi të vështirë”.

Ndeshja finale do të luhet sonte ne orën 22:00 mes Brazilit dhe Perusë në Rio De Janerio.

Tv Klan