Argjentina pa Lionel Messi u mund 4 – 2 në miqësoren me Nigerinë. Në takimin e zhvilluar të martën në Krasnodar përfaqësuesja afrikane përmbysi rezultatin. Lojtarët nigerianë i treguar atyre argjentinas që nuk janë ende gati për botërorin.

Në barazim 2 – 2 përfundoi sfida mes Gjermanisë dhe Francës e luajtur në Këln. Lacazette shkëlqeu me golat e tij, por kjo nuk mjaftoi që të vendoste fitoren për fancezët. Një tjetër miqësore luksi ishte ajo mes Anglisë dhe Brazilit e zhvilluar në Londër.

Pavarësisht lojës së fortë në fushë kjo ndeshje përfundoi pa gola. Spanja barazoi 3 – 3 me Rusinë në Shën Peterburg. Ndeshjet e së martë ishin një mundësi e mirë për përfaqësueset që do të marrin pjesë në finalet e botërorit që të testojnë edhe lojtarët.

Tv Klan