Argjentina fitoi me rezultatin 4 – 1 klasiken e Amerikës së Jugut me Brazilin dhe siguroi kualifikimin në Botërorin 2026.

Skuadra kampione e botës në fuqi ishte në një ditë të jashtëzakonshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt në sfidën e zhvilluar në Buenos Aires.

Alvarez, Fernandez, MacAllister e Simeone ishin shënuesit për argjentinasit, ndërsa të vetmin për brazilianët e realizoi Cunha.

Argjentina që ka 31 pikë pas 10 fitores, 1 barazimi dhe 1 humbje ishte pa Messi-n në fushë.

Në Kupën e Botës 2026, një aktivitet që do të transmetohet nga TV Klan, e kanë siguruar kualifikimin edhe Irani, Japonia dhe Zelanda e Re, që i bashkohen vendeve organizatore Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.

Në total janë 48 vendet për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Tv Klan