Messi siguron trofeun e parë me Kombëtaren

Argjentina është fituesja e Copa America. Në finalen me Brazilin vendosi goli i Di Maria në minutën e 21’ të takimit.

Rivaliteti mes këtyre dy kombëtareve është i njohur dhe ndeshja e vlefshme për trofeun ishte një tregues i qarte i ambicieve për titull. Tensioni, përplasjet dhe kartonet nuk munguan.

Ky është ndoshta trofeu më i çmuar për Lionel Messin. I kishte shkuar shumë pranë herë tjetër por tashmë e fitoi madje dhe me shiritin e kapitenit.

Kapiteni fitoi gjithashtu edhe dy çmime individuale. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i turneut dhe lojtari më i mirë i këtij edicioni të Kupës së Amerikës.

Tv Klan