Çdo të bëjë mbrëmjen e sotme Messi dhe Argjentina përballë Kroacisë? Ballkanasit kryesojnë grupin, ndërsa Argjentina ka vetëm një pikë pas barazimit me Islandën. Pritshmërinë janë të mëdha ndaj tij, aq më tepër që rivali në planin individual, Cristiano Ronaldo i dha fitoren në dy takimet e para Portugalisë duke shënuar edhe 4 gola. Edhe Kroacia do të ketë vëmendjen tek Messi

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Çdo aksion çdo sulm nis prej tij. Thuajse të gjitha rastet e tyre vijnë nga messi dhe këmbët e tij. Kështu që ashtu si të gjithë skuadrat e tjera në do të kemi fokusin tek ai”.

Argjentina pritet të mos ndryshojë stilin e saj të lojës, kjo e thënë nga Paulo Dybala.

“Duhet të harrojmë atë që ndodhi me Islandën. Ndaj Argjentinës nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës. Do të kemi më shumë hapësira dhe kjo është në avantazhin tonë. Kur të zotërojmë ne topin, kundërshtari nuk do të jetë aq i ngjeshur në mbrojtje”.

Takimi që do të mbyllë mbrëmjen do të luhet në Nizhny Novgorod, nën sytë e 43 mijë spektatorëve.

Tv Klan