Argjentina vlerësohet si një nga përfaqësueset më të forta në botë, por rrezikon të mos jetë në finalet e Botërorit 2018. Në orën 01:30 pas mesnatë me kohën shqiptare skuadra e Lionel Messi do të presë Perunë në Buenos Aires në sfidën që mund të jetë vendimtare.

Peruja ndodhet në vend të katërt edhe pse me pikë të barabarta me Argjentinën që renditet një pozicion më poshtë në zonën play off, por e kërcënuar nga Kili. Lojtarët argjentinas kërkojnë mbështetjen e publikut për të kaluar këtë provë me sukses. Argjentina rrezikon të mungojnë në botëror për herë të parë prej vitit 1970.

Mediat sportive të Perusë, më saktë gazeta “Todo Sport” akuzon se FIFA do të favorizojë Argjetinën. Në faqen e parë të numrit të sotëm shkruhet “Hajdutë”. Dyshimet shkojnë deri aty sa skuadra e Prusë të marrë me vete edhe ujin e pijshëm. Një situatë e ndezur që mund të reflektohet edhe në fushën e lojës. Ndeshja e parë e luajtur në Lima përfundoi në barazim 2 – 2.

Tv Klan