Betohet Presidenti i ri ultrakonservator Javier Milei

Argjentina do i nënshtrohet reformave tepër të ashpra ekonomike, bazuar tek “Terapia e Shock-ut” e shumëpërmendur edhe në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

“Terapinë e Shock-ut” e sheh si të vetmen zgjidhje për kurimin një herë e mirë të ekonomisë së paralizuar nga krizat pa mbarim dhe inflacionin stratosferik, Presidenti i ri ultrakonservator Havier Milei, siç u shpreh ai pas ceremonisë së betimit.

Nuk kemi para, ndaj dhe nuk kemi alternativë tjetër veç “shock-ut”. Kjo do të ndikojë për keq tek papunësia, niveli i pagave dhe numri i të varfërve”.

Aplikimi i terapisë së “Shock-ut” pritet të çojë në liberalizimin e shpejtë të ekonomisë argjentinase, që aktualisht ka një model të përzierë mes asaj private dhe shtetërore me shtetin që ka një dorë të fortë në përcaktimin e çmimeve dhe orientimin e aktivitetit ekonomik.

Mes shumë liderëve botërorë të ftuar, në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, të cilit Milei i dhuroi mbajtësen e qirinjve që është simbol fetar i judaizmit.

Milei ka qenë besimtar katolik por ka shprehur interes të konvertohet në judaizëm, të cilës i përket edhe Volodimir Zelenski, i pari President ukrainas i këtij besimi fetar.

Tv Klan