Argjentina ia doli të kalojë fazën e grupeve ne Copa America dhe shmang përballjen me Brazilin në çerekfinale. Skuadra e kapiten Messi fitoi 2 – 0 me Katarin dhe shkoi më tej edhe falë dhuratës nga Kolumbia që mundi 1 – 0 Paraguajin.

Golat për argjentinasit u shënuan nga Lautaro Martinez dhe Aguero në takimin e zhvilluar të dielën në Porto Algere. Argjentina me këtë sukses siguroi vendin e dytë në Grupin B me 4 pikë të grumbulluara dhe kundërshtari i radhës do të jetë Venezuela. Kolumbia e mbylli në krye me pikë të plota.

Cuellar me golin e tij në minutën e 31′ vendosi fitoren me Paraguajin. Copa America do të zgjasë deri më 7 Korrik.

Tv Klan