Arian Çani: Një burim shumë serioz më tha se në Shqipëri ka hyrë “kokaina pink”, kushton 350 mijë €



Arian Çani: Një burim shumë serioz më tha se në Shqipëri ka hyrë “kokaina pink”, kushton 350 mijë €

21:34 25/12/2020

Gazetari dhe drejtuesi i “Zonë e Lirë” në hyrje të emisionit të tij ka thënë se në Shqipëri ka hyrë një drogë e re e cila arrin një çmim deri në 350 mijë Euro kilogrami.

Para nisjes së bisedës me Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun, Çani tha se një burim shumë serioz i kishte thënë se droga e re quhet “kokaina pink” dhe është ndryshe nga të tjerat.

Arian Çani: Dua t’u pyes për një gjë e mora vesh tani. Një burim shumë serioz i emisionin “Zonë e Lirë”, unë nuk dua ta citoj për arsye profesionale më tha që ka pa muaj që në Shqipëri është futur një lloj kokaine totalisht ndryshe nga të tjerat, në Amerikë është shpikur në vitet 70’ por në Shqipëria ka ardhur tani. Është një informacion serioz, bëhet fjalë për “kokainën pink” dhe kilja kushton 350 mijë Euro. Nuk e sheshin me gram në tregun e zi se do kushtojnë më shumë, o do blesh një kile o nuk do blesh fare. Më thonë që në Shqipëri e përdorin pak njerëz shumë pak njerëz.

Blendi Feviu: Po qe 350 mijë Euro…

Arian Çani: Sepse thonë që nuk ka efekte negative që japin drogat e tjera, por ka dhe disa veti kuruese për disa organe si mëlçia, veshka etj.

Blendi Fevziu: Nuk kam asnjë ide, asnjë njohur mbi drogat.

Arian Çani: As unë, as unë.

Blendi Fevziu: Vetëm Artan Hoxha me Klod Lalën mund të të japin ndonjë informacion.

Arian Çani: Mund ta pyesësh pak Klodin?

Blendi Fezviu: Po i dërgoj një mesazh.

Baton Haxhiu: Për çfarë do ta pyesësh t’i bëjmë “piar” drogës?/tvklan.al






Të ngjashme