Arian Çani: Përse sot kam lënë mustaqe?

Arian Çani: Përse sot kam lënë mustaqe?

21:26 31/01/2020

Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Arian Çani është shfaqur ndryshe mbrëmjen e sotme.

Që në nisje të emisionit, ai thotë se të gjithë pyesin veten përse ka lënë mustaqe.

Përgjigjen e kësaj pyetje, Arian Çani do të japë gjatë emisionit.

“Të gjithë ju që më shihni në këto momente zonja dhe zotërinj, thoni me vete çfarë ka ndodhur Çani, pse i ke lënë mustaqet. Pikërisht kjo është pyetja që do ta shtroj sonte gjatë gjithë emisionit dhe do jap përgjigje rreth orës 11 në darkë. Pse unë sonte kam lënë mustaqe. Përgjigjuni te 0682002868. Nuk janë mustaqe të vërteta, janë mustaqe të rastësishme. Po më shkuan do t’i lë të plota dhe do dukem si një turk i niveleve të larta”, tha Arian Çani. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi