Gazetari njëherësh dhe drejtuesi i emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka zbuluar prapaskenat e vizitës së Edi Ramës në Athinë. Çani u shpreh se kishte informacione të sigurta dhe tha se vizita ka prodhuar 5 lajme, të cilat nuk janë bërë publike deri tani.

Sipas gazetari Rama nuk ka çuar në Athinë asnjë mesazh nga Ankaraja dhe se është konfirmuar se çështja e detit do të dërgohet në Hagë.

Arian Çani: Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë në Greqi.

E para, Edi Rama sot në Athinënë drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan.

Edi Rama sot në Athinë, ose ta them ndryshe nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët gjithandej.  

E treta, Ramsi ka premtuar në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri. Katër  Ramsi ka rënë prapë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit.

Dhe ajo që është e reja, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas. Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej./tvklan.al