Ariana Grande u rishfaq në Instagram për të postuar disa foto nga muaji i mjaltit me bashkëshortin e saj, Dalton Gomez. Çifti ka zgjedhur Amsterdamin si destinacionin e tyre dhe postuan foto të ëmbla, disi artistike nga pushimet e tyre.

Fotot ishin kryesisht peizazhe të natyrës ose që kornizonin Dalton, ndërsa fotoja që i përfshinte të dy ishte një ku ata ndodheshin të ulur në këpucë gjigande në ngjyrë të verdhë.

Ariana Grande e ka mbajtur marrëdhënien e saj larg rrjeteve sociale, por pas martesës ajo nuk ka hezituar të ndajë pak më shumë me ndjekësit.

Një burim për “Entertainment Tonight” tha se “Përpara martesës Ariana dhe Dalton ndiheshin sikur nuk mund të ishin aq të hapur për marrëdhënien e tyre pa u shqyrtuar nga mediat dhe tani ndihen më të qetë. Ata kanë plane për të uhdëtuar më shumë bashkë dhe janë më të afërt se kurrë”.

Ariana është prioriteti i Dalton në gjithçka që bëjnë, ai e vlerëson vërtet dhe e tregon këtë. Ariana e adhuron që Dalton është i qetë dhe mirëkuptues ndaj saj” , shtoi burimi. /tvklan.al