Sabri Fejzullahu: Dashuria e Arianës për njerëzit është shumë e madhe

Për herë të parë dalin në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, një vjehërr dhe një nuse, ndër më të famshmit të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun dhe Ariana Fejzullahun, nusja e Ermal Fejzullahut.

Ai është një ndër këngëtarët nga Kosova shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, i cili prej 53 vitesh nuk i është ndarë skenës së muzikës duke sjellë këngë që mbesin gjatë në memorien e publikut. Ndërsa Ariana Fejzullahu është një ndër blogeret më të njohura në rrjetet sociale.

Në këtë intervistë, Ariana ka rrëfyer marrëdhënien që ka me familjen e burrit, duke e cilësuar veten me shumë fat.

Rudina Magjistari : Ju jeni në shtëpi të ndara, si është marrëdhënia e ndërtuar mes jush, çiftit të ri dhe familjes së Ermalit?

Ariana Fejzullahu: Shyqyr Zotit jemi shumë mirë, shihemi çdo ditë, në darka, në dreka. Jam shumë me fat që kam vjehrrin, nuk dua ta quaj vjehërr se më duket si mungesë respekti, shyqyr Zotit babi më kupton shumë mirë. Më ndihmojnë shumë me fëmijët, jam shumë e lumtur seriozisht që i kam çdo moment të jetës mbështetje.

Sabri Fejzullahu: Dashuria e Arianës për njerëzit është shumë e madhe. Është e padjallëzuar. Asgjë të keqe nuk ka në të. Ajo e shfaq dashurinë përmes buzëqeshjes së saj dhe i bën të tjerët për vete. /tvklan.al