Video që kanë postuar këngëtarët po “çmend” gjithë fansat

Këngëtari The Weeknd ka publikuar në rrjetin social instagram  një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet duke kënduar Ariana Grande. Në fakt ajo nuk këndon një këngë të panjohur, por “Save your tears” të The Weeknd.

Këngëtari nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por vetëm ka etiketuar në postim Ariana Grande-n. Kjo e fundit po ashtu ka publikuar të njëjtën gjë në adresën e saj. Pas këtyre postimeve, fansat e dy artistëve kanë nisur të dyshojnë se ata kanë bashkuar forcat për një remix të këngës “Save your tears”.

Është e lehtë të kuptohet se përse fansat e Ariana-s dhe The Weeknd janë kaq të entuziamuar për këtë lajm. Në vitin 2014-të këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “Love me harder”, për albumin “My everything” të Grande-s. Kjo këngë arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke thyer rekorde shikueshmërie për një kohë të gjatë.

Klan News