Këngëtarja thotë se e ka realizuar këtë projekt në një moment të vështirë të jetës së saj

Ariana Grande është në përgatitjet e fundit të realizmit të albumit të ri “Eternal Sunshine” i cili  do të publikohet më 8 mars.

Në një intervistë të re artisja ka shpjeguar se çfarë e ka frymëzuar në këtë projekt të ri. Siç shpjegon vetë ajo  ndarja nga bashkëshorti Dalton Gomez vitin e kaluar, pas vetëm dy vitesh martesë përshpejtoi rikthimin në studio.

Ajo pranoi se realizimi i këtij projekti nuk ka qenë aspak i lehtë ndërsa në tekset e këngës ajo ka shpjeguar se ka përshkruar momentet më të vështira në jetën private.

Ariana dhe Dalton bënë kërkesën për divorc më 18 shtator duke përmendur ndryshimet në karakter si arsyen e ndarjes. Pas Dalton Gomez ajo u hodh në krahët e aktorit Ethan Slater.

Artistja u vu në qendër të kritikave pasi u akuzua se kishte prishur martesën e aktorit.

Klan News