Ariana Grande goditet me limon në skenë – TV KLAN

Ariana Grande goditet me limon në skenë

Festivali i Coachella këtë vit kishte si emër kryesor këngëtaren Ariana Grande. Me performancat e saj mblodhi fansa të shumtë të cilët shijuan hitet e si “Thank U, Next”. Por jo të gjithë duket se janë simpatizantë të këngëtares. Kamerat kanë filmuar një moment kur Grande po performonte dhe dikush i ka gjuajtur me limon. Ariana vazhdoi të këndonte si të mos ndodhte gjë.

Megjithatë veprimi i çuditshëm duket se ka një zanafillë. Shumë fansa mendojnë se çdo gjë lidhet më performancën e Beyonces vjet në Coachella, pasi Ariana është paguar më shumë se ajo këtë vit.

Megjithatë organizatorët e “Coachella” e kanë mohuar këtë fakt.

Klan Plus

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*