Ariana Grande ndau një fotografi që s’e kishim parë më parë nga dasma e saj dhe Dalton Gomez në nder të ditëlindjes së tij të 26-të.

Këngëtarja e “7 Rings” postoi foton e saj bardhë e zi, e veshur me fustanin e nusërisë dhe velin, dhe bashkëshortin duke u puthur në ‘Instagram Story’ këtë të shtunë. Fotografia gjithashtu shfaq qenin e saj të dashur Toulouse.

Para kësaj fotoje ajo postoi edhe një imazh tepër gazmor të tyre në muajin e mjaltit, me një shkrim po aq të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, bashkëshortit tim, mikut tim më të ngushtë !!!!” ka shkruar ajo mbi foton gazmore.

“Të dua pafundësisht.”

Ish-aktorja e Nickelodeon, 28 vjeç dhe agjenti i pasurive të paluajtshme u martuan fshehurazi në Maj në vilën e Grande në Montecito, California. /tvklan.al