Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit. Pas ndarjes me Mac Miller, menjëherë ajo nuk ngurroi të konfirmonte lidhjen me komedianin Pete Davidson.

Çifti e bëri zyrtare lidhjen në festën e prezantimit të albumit të Kanye West më 30 Maj, ku të dy i dhanë fund romancave  të mëparshme. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku mban në gishtin e fejesës një unazë të madhe diamanti.

“Shpresoj që ai të kuptojë se është duke u martuar me të gjithë ne”

, shkruan një fanse e Grandes në Twitter. Ndërsa këngëtarja 24-vjeçare i është përgjigjur se “

ai është i informuar për këtë”.

Pete Davidson, ka bërë dy tatuazhe dedikuar të dashurës së tij. Fansat e Grande tashmë kanë filluar diskutimet në Twitter për dasmën e saj.

Klan Plus