Ariana Grande duhej të publikonte klipin e ri për t’i konfirmuar botës romancën me agjentin e pasurive të paluajtshme, Dalton Gomez. Kënga e re quhet “Stuck With You”, një bashkëpunim me Justin Bieber që i dedikohet ditëve të gjata të karantinës dhe sigurisht, dashurisë.

Grande dhe partneri shfaqen në disa momente të klipit. Edhe pse fytyra e tij nuk duket Ariana duket mjaft e lumtur me të. Të dy po e kalojnë karantinën së bashku.

Në këngën “Stuck With U”,  26 vjeçarja dhe i dashuri i ri nuk janë të famshmit e vetëm. Justin dhe Hailey ndanë copëza nga jeta e tyre në shtëpi, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, Gwyneth Paltrow etj. Aktualisht kënga ka më shumë se 22 milionë shikime në Youtube.

Klan Plus