Ariana Grande: “Lady Gagën e kam si motër”

Ariana Grande: “Lady Gagën e kam si motër”

23:00 22/05/2020

Këngëtaret e njohura Lady Gaga dhe Ariana Grande kanë publikuar këtë të premte duetin e tyre “Rain on Me” (Shi mbi mua) si pjesë e albumit “Chromaticatë këngëtares Gaga.

Ato ngjasojnë me njëra-tjetrën që nga dashuria për makaronat dhe verën deri tek nevoja për të qarë ndonjëherë. Bashkëpunimi nuk ishte i rastësishëm, por që në takimin e parë ato kanë patur një përputhje karakteresh.

“Një herë… takova një grua që e njihte dhimbjen ashtu si unë… që ka qarë po aq sa unë, ka pirë verë njësoj si unë, ka ngrënë makarona po aq sa unë dhe zemra e saj është më e madhe se i gjithë trupi. Ajo është motër për mua,” shkruan Ariana Grande për Lady Gagën.

Në të njëjtën mënyrë shprehet edhe Gaga për Grande: “Unë të dua për forcën dhe miqësinë që kemi. Le t’i tregojmë çfarë kemi!” /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo