Këngëtarja mezi pret që fansat ta shohin si anëtare të jurisë së shout muzikor

Megjithëse ende nuk kemi pasur rastin ta shohim Ariana Granden në “The Voice”, anëtarja më e re e garës së këndimit tashmë po ndihet shumë rehat me punën e saj të re.

Grande ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e këtij shou, përfshirë këtu një video promovuese të sezonit të 21-të të “The Voice”, të shoqëruara me një mesazh të ndjeshëm për stafin dhe kolegët e saj.

I adhuroj këta njerëz aq shumë dhe tashmë kam filluar të bëhem emocionale teksa e kam të vëhtirë si t’iu them lamtumirë të gjithëve, kur të vijë dita e finales së shout. Imagjinojeni, ende asgjë nuk është transmetuar nga ky sezon”, ka shkruar Grande.

Ylli i njohur i muzikës do të jetë pjesë e panelit të “The Voice” krahas trajnerëve të tjerë, Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton.Videoja e re promovuese e emisionit do të transmetohet gjatë ditës së sotme, me qëllim të paralajmërimit të premierës së sezonit të 21-të  shout muzikor “The Voice”, e cila do të startojë më  20 Shtator në kanalin “NBC”.

Klan News