Këngëtarja e njohur, Ariana Grande vendosi të ndryshonte tërësisht pamjen për të lançuar një sipërmarrje të re me të cilën ajo ka dy vite që po punon: linja e saj e kozmetikës. Ylli i muzikës zgjodhi një pamje tërësisht futuriste për reklamën e “r.e.m Beauty”.

Me fytyrën të rrethuar nga një helmetë transparente të zbukuruar me kristale të mëdha dhe e grimuar me produktet e linjës, Ariana u kujdes që të përçonte një frymë avangardë.

Grande bëri të ditur për “Allure” që kishte dy vite që merrej në mënyrë të fshehtë me formulat dhe zhvillimin e tyre. Lançimi i produkteve të para do të jetë për sytë, pasi ajo i konsideron “si një portë emocionesh, ëndrrash dhe gjithçkaje”.

Ndërsa e pyetën nëse ishte e shqetësuar që do të ishte një tjetër yll muzike me linjën e saj të kozmetikës, 28-vjeçarja dha një përgjigje brilante:

“Nuk mund të kesh kurrë mjaftueshëm make up, ashtu siç nuk mund të ketë kurrë mjaftueshëm muzikë”./tvklan.al