Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta dhe takime romantike, teksa e eliminuara këtë javë ishte Ariana.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Ariana ka folur pas eliminimit, teksa është shprehur se shumë gjëra i kanë mbetur peng dhe se arsyet e largimit i di ajo dhe Saimiri.

Ariana u shpreh e lumtur që veç të tjerash ka njohur edhe vajzat me të cilat është bërë mikesha.

Madje Enxhëll, Suela dhe Flavia i kishin dhënë trëndafilat e tyre.

“Jam shumë e lumtur që kam njohur kaq shumë vajza që këtu në Love Story që më kanë dhënë shumë dashuri dhe do më marri shumë malli. Trëndafilat mi kanë dhënë Flavia, Suela dhe Enxhëll.

Jam shumë e qetë, e prisja eliminimin për disa arsye. Janë disa arsye që vetëm unë dhe ai i di dhe nuk dua t’i ndaj me publikun. Unë kam këtu gati dy muaj, nuk është se kisha vetëm pëlqim, ai nuk ma ka dhënë mundësinë që të njihte botën time dhe kjo ishte e gjitha.

Më kanë mbetur shumë gjëra peng që dua t’ia them, por nuk do i them, në mënyrë që nesër pasnesër ta kuptojë vetë çdo gjë. Kaq!

Doja një takim më tepër që ta njihja më shumë, por nuk ma dha këtë mundësi, kështu që më mirë që më largoi tani.

Do mbaj mend gjithë këto këshilla nga njerëz pozitivë që kur isha e mërzitur më thonin Ariana çfarë ke, hajde ha diçka, pi diçka, interesoheshin shumë për mua.

Publiku më ka mbështetur shumë, shumë dashuri dhe mesazhe pozitive. Mua më bëhet zemra mal”, deklaroi Ariana pas eliminimit./tvklan.al