Arilena Ara merr propozimin më të bukur live

Arilena Ara merr propozimin më të bukur live

21:21 27/05/2019

Ndonëse tha se nuk pranonte ‘aplikime’ për të dashur, kjo nuk e pengoi një prej të vegjëlve “Në kurthin e Piter Pan” që t’i propozonte Arilena Arës në transmetim të drejtpërdrejt. Me një trëndafil në dorë, ishte Deoni i cili e pyeti këngëtaren nëse ajo dëshironte të martohej me të.

Deoni: Ti, a do të martohesh me mua?

Arilena Ara: Epo ti Deon, që ta bësh njëherë pyetjen duhet të më shikosh drejt e në sy. Sepse ti pe nga Alketa, pe nga publiku dhe unë nuk e mora vesh kujt i propozove.

Arilena Ara: Deon, sa vjeç je ti?

Deoni: 5 e gjysmë.

Arilena Ara: Unë mendoj që ti pas 15 vitesh mund ta bësh prap këtë pyetje, që kur të rritesh edhe pak, nuk e di a do të më pëlqesh plakë më, por ti do të jesh djalë king, kështu që faleminderit shumë.

Deoni: Po, por ti je më e madhe se unë dhe kur të mbush unë moshën që do të martohem, ti do vdesësh. Sepse ti je 15 vite më e madhe.

Arilena Ara: Po pse më shpirt sa mendon që jam, 100 unë tani…

Deoni: Jo unë mendoj që ti tani je 20.

Arilena Ara: Po pra pas 15 vitesh unë i bie, sa i bie?

Deoni: Të jesh 40. Kur të mbush unë 20, ti i bie që të jesh 40.

Arilena Ara: 35, gabim. Po prap 35 nuk më merr ti mua?

Deoni: Unë duhet të mbush 30 që të martohem me ty…/tvklan.al

Të ngjashme
UKT