Ajo është padyshim një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Bukuroshja e hitit “Nëntori”, Arilena Ara ka marrë pjesë në mjaft festivale të rëndësishme ku kanë performuar këngëtarë me famë botërore, siç janë Bebe Rexha apo Dua Lipa. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në një intervistë ndryshe dhe plot humor.

Gjatë emisionit, Ermal Mamaqi pyeti këngëtaren nëse ka bërë ndonjëherë punë të tjera përveç muzikës. Arilena me humor u përgjigj duke thënë se

“i ka luajtur fenë te 0 900-ta”. M

ë pas ajo sqaroi se në të vërtetë nuk i është dashur të bëjë punë tjetër, pasi që në moshën 14-vjeçare i është përkushtuar muzikës.

Ermal Mamaqi: Arilena, ti ke filluar direkt si këngëtare, nuk po ta them moshën se mbi të gjitha je femër dhe femrave nuk iu thuhet mosha…

Arilena Ara: Varet.

Ermal Mamaqi: Por dua të them, ti që e vogël ke punuar si këngëtare?

Arilena Ara: Arti nuk është punë…

Ermal Mamaqi: Punë është…

Arilena Ara: Le të mos e bëjmë punë atëherë.

Ermal Mamaqi: Çdo gjë për të cilën ti paguhesh quhet punë. Ti ke bërë ndonjëherë ndonjë punë si të rinj e tjerë? Si unë për shembull që kam punuar kamarier, recepsionist, etj etj. Ke punuar ndonjëherë në call center ti?

Arilena Ara: Në call center nuk kam punuar, por të them të drejtën te 0 900-ta ia kam lujt fenë.

Ermal Mamaqi: Joooo, çfarë thua. Pse ti paske qenë ajo që fliste në telefon?

Arilena Ara: Prit prit… po ti nga e di. Ky ka qenë ai djali që qurravitej në telefon. Përtej shakave, unë kam patur fatin që 14 vjeç të fitoj “X Factor” dhe që nga ai moment ka ndryshuar jeta ime dhe i jam dedikuar muzikës.

Ermal Mamaqi: Ja, ia bëre një qokë Verës dhe Alketës…

/tvklan.al