Ajo është një këngëtare e re në moshë, por e talentuar, mjaft energjike dhe që mesa duket po ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës. Bëhet fjalë për Arinda Gjonin, e cila gjithashtu ka spikatur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë të komunikimit, për lirshmërinë dhe ekstravagancën në veshje.

Këngëtarja Arinda Gjoni ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku prezantoi këngën e saj më të re të titulluar “Mamacita”.

https://youtu.be/b3vDLC3BEC4?t=7m25s

“Vetëm një javë më parë kam nxjerrë këngën time më të re që titullohet “Mamacita”. Videoklipi është xhiruar në Suedi. Më ka kontaktuar një Dj shumë i famshëm atje që të isha pjesë e këtij projekti. Ishte edhe një i ri kosovar atje. Për momentin nuk është në You Tube kënga sepse të huajt kanë shumë rregulla strikte. Ne u nxituam pak dhe e nxorrëm para kohe dhe nuk ishin plotësuar të gjitha kontratat e të drejtave.

Për një periudhë 1 ose 2 javore do jetë sërish në You Tube. Kënga flet për dashurinë mes të rinjve ku vajza nuk ka besim tek djali. Por është interesante. Refreni i këngës është në spanjisht dhe titullin menduam ta vendosim “Mamacita”,

tregoi këngëtarja.

/tvklan.al