Ariu sulmon 45-vjeçarin në Kukës

Posta

Ariu sulmon 45-vjeçarin në Kukës

13:12 20/10/2019

Një bari 45-vjeçar është sulmuar nga ariu në Malin e Gjallicës në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nangë teksa Ekrem Onuzi kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Në këtë moment ai u sulmua nga ariu dhe ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.

Për të transportuar të plagosurin drejt spitalit, është njoftuar helikopteri pasi është e pamundur ndërhyrja me automjet për shkak të terrenit malor.

Bashkë me 45-vjeçarin ndodhen edhe disa persona të tjerë, të ciët i kanë dhënë ndihmën e parë. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi