Analisti Arjan Curi në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ka hedhur dyshime se mund të jetë dhe Kryeministri Edi Rama që ka ndikuar në shpalljen ‘non grata’ në SHBA. Curi tha se nëse Rama ka ndikuar tregon se është shumë i fuqishëm.

Të arrijë një njeri të lobojë në DASH të shpallë ‘non grata’ një person që ka qenë kundërshtari i tij më i fortë politik, i bie është shumë i fuqishëm”, tha analisti.

Më tej ai ka bërë dhe një pyetje dhe tha se nëse opozita do të fitonte në 25 Prill zgjedhjet, vendimi i DASH nuk do të publikohej.

Ajo që nuk e di unë nëse do të ndodhte apo jo është kjo dilemë; A do të shpallej Berisha ‘non grata’ nëse zgjedhjet do t’i kishte fituar opozita? Se kjo është ajo që më intrigon më shumë. Pse priti DASH të zhvilloheshin edhe zgjedhjet, të dilte dhe rezultati paraprak. Nëse do të fitonte opozita e bashkuar nuk do ta kishin bërë publike të paktën”, tha Curri.

Por drejtuesi i emisionit, Arian Cani tha se nëse do të publikohej ky vendim para zgjedhjeve do të kishte ndikim tek elektorati. Por Curri tha se do t’i bëhej nderë Berishës pasi sipas tij do të kishte marrë më shumë vota dhe mori rastin e Tom Doshit, i cili rriti elektoratin pas përplasjeve me SHBA./tvklan.al