A është kjo lufta finale e Presidentit?

Analisti Arjan Curi mendon se Presidenti Ilir Meta e ka të humbur “lojën” me ndërkombëtarët.

Në studion e “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Curi tha se e vetmja mënyrë që Meta të fitojë në këtë përplasje me amerikanët, është që të arrijë të “ngrejë popullin në këmbë”.

Arjan Curi: Vetëm nëse arrin të bindë gjithë popullin shqiptar të çohet në këmbë, aty mund të ketë një lloj stepie nga amerikanët. Kam mjetet e mia që mas perceptimet e publikut, i cili mendon se personazhet politike në Shqipëri janë të korruptuar, janë të njollosur brenda kësaj vale të madhe vjedhjesh dhe sytë i kanë nga ndërkombëtarë. Loja tani është që edhe ndërkombëtarët të korruptuar janë…

Arian Çani: Nuk janë faktikisht?

Arjan Curi: Sigurisht, por në katundin tonë, sesi ne e konceptojmë, ne kemi perceptimin që më mirë me disa të korruptuar ndërkombëtarë se sa me shqiptarët… mbase na pëlqen më shumë kur na vjedhin të huajt, mbase është më aristokrate kjo. Vetëm nëse Meta, apo opozita, ose Berisha arrijnë të ngrenë publikun në këmbë… përndryshe e kanë lojën e humbur. /Tvklan.al