Në studion e “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të ftuarit Arjan Curi dhe Robert Rakipllari kanë folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Curi, i pyetur nga drejtuesi i emisionit, Arjan Çani, lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama se nuk kishte bërë një padi ndaj gazetës gjermane “Bild”, por duke pranuar se kishte bërë padi për shpifje ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Rama “ka dëshirë për kamzhikim”.

Curi tha se Rama zgjedh të “kamzhikojë” përmes padive penale pasi sipas tij, nuk ka mënyrë tjetër.

Arjan Çani: Çfarë fshihet pas padive të Ramës? Përveç strategjisë që the… Pse e bën mo vëlla? Me “Bild” nuk guxon, me Ramushin guxon….

Arian Curi: Ka një dëshirë për kamzhikim ai, e ka qef…

Arjan Çani: Është sadist apo mazokist?

Arian Curi: Është sadist.

Arjan Çani: Është më shumë sadist?

Arian Curi: Po, po. Ai na kamxhikon të gjithëve…

Arjan Çani: Sadist është ai që ka qejf të rrahë me kamzhik, mazokist ai që ka qejf të rrihet.

Arian Curi: Mund të jetë dhe sado-mazo. Ka dëshirë të kamzhikojë. Edhe përveç se me padi penale, si mund të kamzhikojë?!

Arjan Çani: Është pak bullist?

Arian Curi: Është shumë bullist, është vetëm ballist…

Arjan Çani: Ej, të kishte shkuar mendja që Rama ishte bullist?

Robert Rakipllari: Nuk e kisha menduar…

Arjan Çani: Në momente të caktuara ai është bullist plak… i paparë. Ramë nëse na shikon…! U bë kohë që s’ke ardhur në emision, duku plak, na ka marrë malli për ty…/ tvklan.al