Arjan Curi nuk kursen komplimentet ndaj Grida Dumës: Je shumë e bukur

Arjan Curi nuk kursen komplimentet ndaj Grida Dumës: Je shumë e bukur

21:22 08/05/2020

Gjithmonë jemi mësuar të shikojmë politologun Arjan Curi pranë moderatorit Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, për të komentuar aktualitetin politik dhe jo vetëm.

Por sonte Curi nuk ka qenë në studion e “Zonë e Lirë”, por në një studio paralele, kjo për shkak të rregullave të pandemisë që ndalon praninë e më shumë se 2 të ftuarve në studiot televizive.

Prezente në studio me Arian Çanin është politikania Grida Duma. Arjan Curi nuk hezitoi t’i bënte komplimente Gridës, duke iu drejtuar se një zonjë nuk mund të lihet e vetme në një studio paralele. Dhe për këtë arsye, Curi thotë se “u vetësakrifikua”.

Arian Çani: Jam në studio me Grida Dumën. Me siguri një publik që sheh tani thotë me vete ‘mos, Grida i ka zënë vendin Curit’.

Grida Duma: Vendi i Curit nuk zëvendësohet. Shpresoj që ti ta mbash me vite e me vite, por urojmë për më të mirën e Currit nëse është këtu te ty.

Arian Çani: Është gjithmonë këtu Curi, është në një studio tjetër. Mesa duket karantina dhe izolimi na detyron që të mos jemi më shumë se 2 veta në studio Grida.

Grida Duma: Absurd i madh Çani.

Arian Çani: Absurd është, por s’ke ç’i bën se përndryshe po ta shkelim rregullin na vijnë gjobat nga AMA, ose paralajmërimet. Curri mirëmbrëma!

Arjan Curi: Përshëndetje, përshëndetje znj.Duma.

Arian Çani: Curri është ulur… Në fakt ishte ide e Curit se tha nuk e kam provuar të jem nga një studio tjetër, tha ta provoj njëherë se gjithmonë kam parë të ftuarit po asnjëherë nuk kam qenë vetë.

Arjan Curi: Po, ta provoj dhe unë nga larg. Zonja Duma ishte aq e bukur sa nuk mund ta linim në një studio të vogël, kështu që me shumë dëshirë i lamë hapësirën që ta kishte ti aty afër sot.

Grida Duma: Të falënderoj Arjan!

Arjan Curi: Ishte kënaqësi.

 /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo