Hollandezi var këpucët në gozhdë 37 vjeç, në sezonin e fundit ai luajti te Groningen
Arjen Roben vendosi që të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Vetë hollandezi komunikoi vendimin e vështirë nëpërmjet një mesazhi në Instagram.
Në sezonin e shkuar, ai luajti për skuadrën hollandeze të Groningenit.
Gjatë karrierës së tij, përveç fanellës së klubit hollandez, Robeni ka veshur edhe ato të PSV-së, Chelsea, Real Madrid dhe Bajern Mynih, ku ka fituar tituj të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Roben në total ka fituar 32 trofe, 8 në Bunbdesligë, 2 në Premier League, 1 në La Liga dhe 1 në Eredivisie, e sidomos një Ligë Kampionesh me fanellën e Bajernit.
Me kombëtaren hollandeze ka luajtur në tri kampionate evropiane dhe tri botërorë, ku kulmin e arriti në vitin 2010, ku u shpall me ekipin nënkampionë të botës.
Në vitin 2019, pasi mbylli kontratën me Bajernin, ai lajmëroi se do të tërhiqej, por më pas vendosi që të pranonte ofertën e klubit hollandez.
Klan News