Arkëmorti i Papa Françeskut është zhvendosur këtë të Mërkurë në Bazilikën e Shën Pjetrit, disa qindra metra larg kapelës së Santa Martës, ku ai do të prehet të Shtunën.
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për të kryer nderimet e fundit, teksa në pamje shihet se trupi i Atit të Shenjtë është vënë në një arkivol të thjeshtë prej druri, ashtu siç ai e kishte lënë në testament.












Pas lutjeve, do të nisin homazhet nga publiku, deri më 26 Prill.
Kreu i Kishës Katolike ndërroi jetë mëngjesin e së Hënës, një ditë pas festës së Pashkëve. Ai do mbahet mend për përulësinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të qenë sa më pranë njerëzve.
/tvklan.al