Mumja është 4300 vjeçare dhe është ruajtur mjaft mirë

Arkeologët kanë zbuluar një varr pranë kryeqytetit, Kajro, e cila strehonte një mumje e cila besohet se është më e vjetra e gjetur ndonjëherë në Egjipt.

“Mumja, e mbuluar me gjethe , mendohet të jetë 4300 vjeçare. Zbulimi i një mumjeje të tillë është një gjetje shumë e rëndësishme arkeologjike.”

Disa sende të tjera, duke përfshirë sarkofagë, statuja dhe qeramikë, janë gjetur gjithashtu midis varreve. Mumja u gjet brenda një sarkofagu të madh gëlqeror drejtkëndor në një dhomë të vendosur nën një bosht 15 metra të thellë.

Aktualisht, arkeologët po kryejnë kërkime të mëtejshme mbi mumjen. Statuja të shumta u gjetën gjithashtu midis varreve, duke përfshirë një që përfaqësonte një burrë dhe gruan e tij dhe disa shërbëtorë.

Klan News