Arkeologët zbulojnë qytetin 1500 vjeçar  




Arkeologët zbulojnë qytetin 1500 vjeçar  

22:20 28/05/2022

Arkeologët kanë zbuluar rrënojat e një qyteti të lashtë të fiseve Maja në një kantier ndërtimi në Meksikë. Vendi, i quajtur Xiol, ka tipare të stilit të arkitekturës së asaj periudhe i cili është i zakonshëm në gadishullin jugor të Jukatanit.

Ne mendojmë se më shumë se 4000 njerëz jetonin këtu përreth,” tha Carlos Peraza, një nga arkeologët që realizuan gërmimet e qytetit, që vlerësohet të ketë qenë i pushtuar nga viti 600-900 pas Krishtit.

Arkeologu shpjegon se në pallatet e mëdha jetonin njerëz që ipërkisnin një klase të lartë shoqërore ndërsa njerëzit e thjeshtë jetonin në ndërtesa të vogla.

Në zonë janë zbuluar edhe mbetje ushqimore çka tregon se banorët e qytetit  ushqeheshin edhe me prodhime deti. Disa vegla dhe qeramika që datojnë që nga periudha para klasike u shfaqën gjithashtu nga studiuesit. Një nga kulturat më tërheqëse dhe më pak të kuptuara është ajo e Majave prandaj zbulime të tilla hedhin më shumë dritë mbi ta.

Klan News













Të ngjashme