FIFA dënon me 30 muaj pezullim drejtorin sportiv Fabio Paratici

Shtohen hallet në shtëpinë e Tottenham Hotspur. Sikur të mos mjaftonte largimi i Antonio Contes, “gjelat” duhet të bëjnë llogaritë edhe pa drejtorin sportiv, Fabio Paratici. Arkitekti i merkatos së londinezëve është dënuar nga FIFA për 30 muaj, pasi është përfshirë në skandalin që ka kapluar prej ditësh Juventusin.

“FIFA mund të konfirmojë se, pas një kërkese nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), kryetari i komitetit disiplinor ka vendosur të zgjasë sanksionet e vendosura nga FIGC ndaj disa zyrtarëve të futbollit për të hyrë në fuqi në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e organit qeverisës së futbollit.

Paratici nuk do të luajë rolin e drejtorit sportiv të paktën deri më 19 Prill, kur pritet të merret edhe vendimi nga Bordi i Garancisë CONI rreth skandalit të Juventusit. Torinezët kanë manipuluar dhe fshehur të ardhurat nga transferimet e lojtarëve në vitet e fundit, ndikuar kjo edhe nga pandemia e Covid-19.

Klan News