Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi shumë dëmtime në pallate. Arkitekti Marin Biçoku deklaroi nga emisioni “Opinion” në Tv Klan se të njëjtët verifikues të ndërtesave janë ata që kanë qenë edhe në tërmetin që ra në Shtator, prej të cilit pati gjithashtu dëmtime të shumta në kryeqytet.

Ai shtroi problemin se të njëjtët persona që kanë kaluar pallate me probleme strukturore më parë tashmë do na ofrojnë besimin që aktet e ekspertimit janë të rregullta.

“Një nga problemet kryesore… ne kishim një tërmet në Tiranë dhe po ai personi që e firmos atje, ka qenë personi që ka kaluar në pallate të Tiranës dhe ka thënë që ka thënë që nuk ka problem vazhdoni është i banueshëm. Tani po i njëjti person do na ofrojë besimin që aktet e ekspertimit janë të rregullta.

Shqetësues për mendimin tim, në këtë fazë nuk është problemi i lihet apo nuk i lihet formularit kur thuhet është e pabanueshme sesa në rastin kur i thuhet është e banueshme. Nuk mund t’i thuash qytetarit hy ti dhe pastaj të futesh në bashki se kush e ka bërë, ku e ka bërë atë formular. Formular sipas informacioneve që kam unë për sa i përket objekti është i përdorshëm dhe i banueshëm, hyni është dhënë dje dhe vetëm dje”, tha Biçoku. /tvklan.al