Për programin “Historia ime” në Tv Klan në një lidhje në Skype ishte arkitektja Ana Gjymshana. Në situatën në të cilën ndodhemi për shkak të vëtëizolimit si rezultat i pandemisë, ajo ka marrë një nismë interesante.

Të gjithë ata persona që kanë nevojë për ndryshime në banesat e tyre i dërgojnë foto dhe video të ambienteve të tyre.

Ana Gjymshana: Është pak e vështirë praktikisht, se gjithçka zhvillohet në raport syri dhe veç me video dhe me foto. Praktikisht nuk kemi asnjë planimetri sepse jemi tek pjesa që do riarredojmë me çfarë aktualisht kemi, pra nuk do vijë asnjë objekt i ri në shtëpi dhe kjo është sfidë më vete.

Mirela Milori: Si funksionon?

Ana Gjymshana: Mjafton që tek ambienti që dëshirojmë të rifreskojmë të bëjmë disa foto nga këndvështrime të ndryshme. Duhet patjetër një video në mënyrë që  të orientohemi me lëvizjen, si është lëvizja në ambient. Me raport syri gjithmonë, e ritheksoj këtë pjesë se ju a them edhe klientëve që propozimet janë gjithmonë hipotetike në thonjëza sepse ndoshta në atë lëvizje objektet nuk qëndrojnë vetëm për efekt dimensioni, jo për efekt arredimi. Ne pastaj hedhim një planimetri me dorë dhe jo rastësisht me dorë, por për të krijuar edhe këtë lidhjen humane, edhe pse përtej një ekrani sepse do ishte më kollaj në kompjuter, por ne kemi zgjedhur pikërisht vizatimin me dorë të lirë. Bëhet planimetria siç ka qenë dhe pastaj propozimi ynë, gjithçka pastaj shpaloset online dhe unë bëj një takim virtual me klientët duke iu shpjeguar çdo detaj praktikisht pse është bërë ajo lëvizje. /tvklan.al