Arkiva e pasur fotografike që kanë lënë pas fotografët Pietro dhe Kel Marubi nga sot janë trashëgimi botërore.
Arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të themeluesve të Fotografisë në Shqipëri, Unesco i liston si pjesë në regjistrin ndërkombëtar të kujtesës botërore. Për Muzeun Kombëtar “Marubi” në Shkodër, që ruan më shumë se 500 mijë fotografi në xham dhe film negativ, e konsideron këtë një lajm të jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë qytet, por për të gjithë kulturën shqiptare.
“Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi“, tha Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Italiani Pietro Marubi themeloi fototekën me të njëtën emër më 1856 në Shkodër, që ja la trashëgim shqiptarit dhe asistentit të tij Kelit, që mori mbiemrin Marubi, e më pas duke e trashëguar te i biri Geg Marubi.
Tv Klan