Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshime për korrupsion
Prill 24, 2024
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill. Komiteti njoftoi për arrestimin e Ivanovit në Telegram, por nuk dha hollësi të tjera. Por, 49-vjeçari kishte qenë cak i një hetimi të publikuar në dhjetor 2022 nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i Alexei Navalnyt (FBK). Sipas FBK-së, Ivanovi i kishte udhëhequr dhe kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në qytetin ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia....